Abuzime me 12 tendera/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Këtë të mërkurë, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK. Karçanaj ka mbërritur në SPAK në shoqërinë e avokates së saj.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka hapur një hetim për abuzimet me 12 tendera në AKSHI, procedura për të cilat do të pyetet Karçanaj.

Për momentin, klienti kryesor i AKSHI-t është biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “gllabëruesi” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Më herët, edhe ai është marrë në pyetje nga SPAK.

AKSHI është një institucion i vënë në qendër të akuzave dhe madje një prej ish-zyrtarëve të saj, Daniel Shima, u zhduk në mënyrë të dyshimtë për 10 orë me radhë ku mendohet të jetë mbajtur peng nga një grup kriminal në Elbasan.


Shtuar 3.12.2025 14:15