Dritan Abazoviç ka thënë se do të jetë pjesë e takimit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër.
“Nuk kam dëgjuar argument të vlefshëm se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan B92.
“Unë do t’i përgjigjem ftesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të largohem në cilësinë e kryeministrit, tha Abazoviq, duke theksuar se çdo iniciativë rajonale, e cila mund të përshpejtojë integrimin, është diçka që duhet ta pranojmë”, shtoi ai.
“Nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm që thotë se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo politikan, le ta thonë. Nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm nga shteti”, përfundoi Abazoviç./albeu.com