“A urdhëruat ju sulmin në depot e naftës në Belgorod?” Ja si përgjigjet Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për Fox News, refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse ishte ai që urdhëroi sulmin të premten në depon e karburantit rus në Belgorod, në territorin rus, duke thënë se nuk flet për urdhrat që ai jep si komandant i përgjithshëm.

“Ka gjëra që i ndaj vetëm me forcat e armatosura të Ukrainës,” tha ai.

Më parë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës kishte mohuar pretendimet e Moskës se dy helikopterë sulmues ukrainas kishin goditur objektin në Belgorod.

Kujtojmë që ditën e djeshme dy helikopter goditën tetë depoje nafte në qytetin rus Belgorod.

Guvernatori rajonal i qytetit akuzoi për këtë sulm Ukrainën.


Shtuar 2.04.2022 10:41