A po largohet i nxehti afrikan? Meteorologët zbulojnë kur do të pësojnë ulje temperaturat

Temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan kanë pushtuar prej ditësh vendin tonë madje duke kapur dhe vlerën 42 gradë Celcius.

Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak java që filluam sot do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat parashikohet të jenë të pakta kalimtare, ndërsa ditën e premte vranësirat hera-herës deri të dendura.

Sa i përket fushës termike duke filluar nga sot deri të mërkurën pritet të kemi një rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat maksimale.
Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë ulje të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës, ku temperaturat nuk do t’i kalojnë 35-36 gradë.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në det të forcës 1-2 ballë.


Shtuar 28.06.2021 09:57