A po e lëshon kryeministri Belinda Ballukun? Flet Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit, ju garantoj se 10 miliardë euro janë vjedhur dhe shpërdoruar nga portofoli që ajo administronte

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se korrupsioni i zv.kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas tij, ka kaluar edhe Malin e Dajtit, duke theksuar se janë vjedhur dhe shpërdoruar 10 miliardë euro nga portofoli që ajo administronte.

“Ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar”, deklaroi Berisha.

Pyetjes A e lëshoi kryeministri? – Kryedemokrati u shpreh se sipas tij Rama ka gjetur një supervisim 1 mln euro.

“Si puna e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani’”,- deklaroi ai.

Berisha shtoi se Rama po përpiqet, sipas tij, të mos e zërë brenda mali që po shembet, duke theksuar se kryeministr është kryesori

Sali Berisha: Kur korrupsioni i saj me Edi Ramën u bë sa Mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, 2 miliard bëjnë disa afera së bashku, por ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar.

Rama se ka gjetur një supervisim 1 mln euro, si puna e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani”. Rama mendon se shpëton në këtë mënyrë, por është përgjegjës kryesor dhe nuk do të shpëtojë nga vjedhjet e saj, Nëse ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën është Lubi Balluku,

A po përpiqet Rama? Edhe ato që i thotë i bëri presion këtij e atij, është skema. Çoji punonjësit e rrethuan SPAK, fliste me empati për djalin e Erionit. Rama po përpiqet të mos e zërë brenda mali që po shembet, Rama është kryesori. Lubia është hajdutja më e papërmbajtur.


Shtuar 28.10.2025 13:37