Është shumë e rëndësishme që gratë në gji t’i kushtojnë vëmendje ushqimeve që konsumojnë, në mënyrë që sasia dhe cilësia e qumështit të gjirit të mos ndryshohet.
E njëjta gjë vlen me kafenë dhe më poshtë do të zbulojmë a mund ta pijë një grua që ushqen me gji?
Sipas ekspertëve, konsumimi i moderuar i kafeinës nuk ndikon në ushqyerjen me gji pasi sasia e kafeinës që kalon në qumësht është minimale dhe nuk ndikon tek foshnja. Megjithatë, sasitë e mëdha të kafeinës mund të çojnë në dobësi dhe kequshqyerje të foshnjës. Kështu, është e rëndësishme të konsumoni kafe në sasi të vogla dhe gjithmonë 1-2 orë para dhënies së gjirit. /albeu.com