Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisionin e Ligjeve nga demokratja Elda Hoti për dosjen Aruba dhe fondet OLAF. Në përgjigje Dumani u shpreh se nuk e njeh këtë çështe dhe nuk ka asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe për opinionin publik. Sa i përket hetimit për shpërdorimin e fondeve të OLAF, Kreu i SPAK theksoi se po vijon dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme.
Elda Hoti: Aruba është e lidhur me pastrimin e parave, a mund të informojë SPAK publikun nëse është ngritur një grup ndër institucionale me Bankën e Shqipërisë, SHISH, për ndjekjen e flukseve financiare që mund të ketë dyshime në këtë aferë.
Altin Dumani: Drejtoreshën e OLAF e kisha në zyrën time. Është bërë publike si takim. Shprehu vlerësimin për takimin e që kemi patur mes zyrave tonë, kemi shkëmbyet informacione të shumta. Ka qenë dhe vazhdon dhe do vazhdojë për çështje të ndryshme nga të cilët, marrin në mbrojtje fondet e BE. Fonde që dyshohet se janë keqpërdorur nga administrata shqiptare. Çështja është në hetim që ju përmendni. Çështja është në fazën e hetimit dhe nuk mund të ndajë asgjë më tepër.
SPAK ka hetimet aktive për përdorimin e fondeve të BE-së, bashkëpunim me zyrën europiane kundër mashtrimit është intensiv. Ju përmendët çështja Aruba. Nuk njoh ndonjë çështja Aruba. Nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe për opinionin publik.