A ka ndërhyrë Rusia në politikën shqiptare? Rama: Ballkani Perëndimor meriton të jetë në anën e Perëndimit

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024, u pyet nëse Rusia ka tentuar ndonjëherë që të ndërhyjë në politikën e Tiranës.

Rama tha se Rusia nuk ka ndërhyrë thuajse aspak në politikën e Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria është një vend që ka “larë duart” me shtetin rus që në vitin 1990 dhe se Rusia nuk gjen dot as spiunë, që t’i bëjë dëm Shqipërisë. Kreu i qeverisë tha se ndikim rus mund të ketë vende të tjera ballkanike dhe se ky ndikim i Moskës tek ta duhet ulur në maksimum.

“Për shkak të historisë sonë, ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës. Praga për ne ka qenë e paarritshme sa Nju Jorku. Kur rusët e hoqën qafe Stalinin, ne e mbrojtëm atë. Ne ikim të fundit. Ne do jemi gjithmonë me ju. Nga 1990 deri më sot nuk ka pasur vizitë nga Moska dhe vizitë nga ne në Moskë. Ne nuk kemi gjë me Rusinë. Rusia nuk gjen dot spiunë që të na dëmtojnë ne.

Rusia, përfshirje në politikën ne? Jo, ose pak, Rusia mund të ndërhyjë ne vende të tjera ballkanike. Vende si Serbia, Mali i Zi duhet të shkëputen nga ndikimi rus dhe kjo mund të arrihet me integrim. Unë prsh kam mbështetur Malin e Zi në NATO, kur shumë vende ishin skeptike. E kam mbështetur, sepse Ballkani Perëndimor meriton të jetë në anën e Perëndimit”, deklaroi Rama.


Shtuar 30.08.2024 18:24

Tags: ,