A ka ndërhyrë Greqia tek dosja Beleri? Dumani: Nuk ka shanse, i bindemi vetëm Kushtetutës

Kreu i SPAK Altin Dumani, u pyet nga deputetët nëse Greqia ka ndërhyrë për ҫështjen e dosjes së Fredi Belerit.

Përgjigja e Dumanit ishte:I bindemi vetëm Kushtetutës së Shqipërisë. Asnjë shtet i huaj nuk ka shans të ndërhyjë në punën tonë”.

Të lidhura

None found

Opozita ka denoncuar se gjyqtarja Irena Gjoka, është ndaluar nga Greqia për të lëvizur në zonën Shengen, por sipas  saj e ka fshehur.

“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar për çështjen e gjyqtares Gjoka, verifikimin e figurës e bën Prokuroria e Përgjithshme”, tha Dumani.

Në fjalën e tij përpara Komisionit të Ligjeve, kërkoi mbrojtjen e familjarëve të tij dhe prokurorëve të SPAK-ut pasi janë të kërcënuar nga krimi.

“Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut, kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar. Ka një problematikë sa i takon mbrojtjes së familjarëve nga drejtuesit tek prokurorët ka një problematikë. Është një procedurë e gjatë, duhet të kesh prova”, tha ai.


Shtuar 22.05.2024 15:23