A ka mbërritur varianti Delta në Shqipëri? ISHP: Kemi dyshime të arsyeshme

Ende nuk është vërtetuar hyrja e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri. ISHP deklaroi ditën e sotme se ka dyshime të arsyeshme, por ende po nuk ka prova.

“Kemi dyshime të arsyeshme dhe prandaj po vazhdojmë të monitorojmë situatën. Por evidenca nuk kemi, zyrtarisht nuk kemi evidenca.

Sa i përket hyrjes në vendin tonë ne e kemi deklaruar dhe dyshime të arsyeshme në lidhje me mutacionet të cilat janë fakte të zakonshme në lidhje me viruset respiratore. Mendojmë të vijojmë me testime dhe monitorimin e situatës. Sapo të kemi evidenca të sakta në lidhje këto dyshime të arsyeshme që na kanë ndodhur do t’i bëjmë evidente”, tha përfaqësuesja e ISHP, Iris Hasibra.

Hasibra tha se ka një rritje të rasteve me Covid mes grupmoshave të reja. Ajo u shpreh se ISHP është në monitorimin e situatës. Virologia bëri thirrje për vaksinimin e popullsisë pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti.

Sipas saj, virusi Delta ka një transmetueshmëri më të madhe, rreth 50% më shumë se varianti britanik që ka qarkulluar në vendin tonë./tvklan.al


Shtuar 13.07.2021 13:02