Blerta Kllokoqi – Rugova ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Gjestin, fituesin e Big Brother VIP Albania 4.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe motra e saj Blerina kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.
Përgjigjja e Blertës ishte e prerë: “JO”.
Gjatë qëndrimit të Gjestit në Big Brother, motrat Kllokoqi ishin ndër përkrahëset më të zëshme të tij.
I njëjti në të shumtën e rasteve në Prime u shfaq me veshje nga koleksioni i stilistes Blerina Kllokoqi. Për shumë, kjo mbështetje u pa si një pjesë e rëndësishme e imazhit të Gjestit gjatë qëndrimit në shtëpi.
Megjithatë, sipas Blertës, kjo përkrahje nuk është vlerësuar apo kthyer me një shenjë mirënjohjeje nga ana e fituesit të edicionit të katërt.
Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet që krijohen gjatë spektaklit dhe çfarë mbetet prej tyre pas përfundimit.