A jeni të varur nga sheqeri? Këta çajra do t’ju ulin dëshirën për ëmbëlsira

Nëse pyetni shumicën e njerëzve që duan të humbin peshë, shumica do të thonë se gjatë këtij procesi e kanë pasur më të vështirë të heqin dorë nga ëmbëlsirat.

Nëse dëshironi të reduktoni nevojën për sheqer, provoni të konsumoni këto çaje:

1. Çaj xhenxhefili
Një diuretik i shkëlqyer që përmban shumë antioksidantë, nxit eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe mund të zvogëlojë dëshirën për ëmbëlsirat. Xhenxhefili përmban mbi 100 komponime bioaktive, minerale, vitamina B6, B12, magnez, natrium, kalcium, hekur dhe elementë të tjerë.

Për të mbajtur nivelin e kolesterolit brenda kufijve të dëshiruar, një pije me xhenxhefil mund t’ju ndihmojë shumë.

2. Çaji i gjelbër
Për çajin jeshil janë shkruar shumë artikuj sepse është një thesar i shëndetshëm. Promovon prodhimin dhe aktivitetin e norepinefrinës, e cila luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e yndyrës në trup. Kjo është arsyeja pse është përbërësi kryesor në shumë tinktura që ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe humbjen e peshës.

Përveç kësaj, ky çaj ka një efekt të dobishëm në traktin tretës, domethënë përmirëson tretjen, por edhe nxjerrjen e lëngjeve të tepërta nga trupi. Ka një efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular dhe atë të frymëmarrjes.

Është e nevojshme të vëreni në kohë nëse keni problem me marrjen e tepërt të sheqerit dhe të vizitoni mjekun./albeu.com


Shtuar 6.07.2022 21:51