Në konferencën për media, pas mbledhjes së këshillit të ministrave, Ulsi Manja u pyet nga gazetarët se pse kontrollet në banesën e të shumëkërkuarit nga drejtësia ndodhën 8 muaj pas shpalljes së tij në kërkim dhe pse nuk ka asnjë të shoqëruar për arsenalin e armëve që u gjet në banesën e tij.
Gazetarja iu referua si ish-prokuror Manjës dhe kjo ishte një arsye pse ai refuzoi të përgjigjej.
“Unë jam ministri i Drejtësisë. Me këtë çështje duhet të merren prokuroria e shtetit dhe policia. Ka një ministër edhe për policinë, që është kolegu im Bledi Çuçi.” tha Ulsi Manja.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/830766374649809