A i dënoni krimet e komunizmit? Rama: Unë? Jam anti-komunist!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish deklaratën e kandidates së tij për deputete Luljeta Bozo.

I ftuar në emisionin “Me pak fjalë”, Rama tha se fjala e saj ishte nxjerrë nga konteksti duke shtuar se ai vetë i dënonte krimet e komunizimit. Ndërsa shtoi se ishte anti-komunist, por socialist.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Sejamini: Lexova releksionet pas humbjes së Komunizimit, retorika juaj ishte e gjallë dhe e fortë, keni pasur shumë kurajo. Keni kërkuar dënimin e Enver Hoxhës, dhe iu paralajmëruan për dënim me vdekje. 30 vite më pas keni në krye të garës për Tiranës, kur dëgjoni deklaratën e Luljeta Bozos.

Rama: E ndoqa intervistën dhe mendoj që është nxjerrë jashtë kontekstit sepse zonja po fliste për shkencën dhe profesionistët. Nuk kishte prirje për të amnistuar krimet e komunimzimit.

Sejamini: I dënoni krimet e komunizmit?

Rama: Unë? Jam krenar për faktin se PS ka bërë ligjin për hapjen e dosjeve. Unë jam anti-komunist dhe anti-fashisht. Unë jam socialist.

 


Shtuar 12.04.2021 22:18