Më shumë se katër muaj para terminit të paralajmëruar për zgjedhjet lokale – gjysma e dytë e tetorit, janë të njohur tashmë emrat e disa kandidatëve për kryetar komune , kryesisht nga partitë më të mëdha politike, të cilat tashmë kanë filluar fushatë joformale.
Me siguri regjistrimi i planifikuar për në shtator i kombinuar me lehtësimin e masave të kovidit kontribuuan në këtë.
Nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për opozitën apo qeverinë, fushata tashmë ka filluar, ndërsa qytetarët dhe ekspertët do të thonë se për disa nuk është ndërprerë fare.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev javën e kaluar ishte i pranishëm në ngjarje në disa pjesë të vendit. Kryetari i tanishëm i Shkupit Petre Shilegov konfirmoi se ai do të rikandidohet për këtë pozitë, ndërsa këtë e bëri edhe kryetari i Komunës së Kavadarit Mitko Jançev, duke bërë të ditur se i ka tejkaluar mosmarrëveshjet me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.