Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për takimin e ish-presidentit Ilir Meta dhe Ambasadores Amerikane Yuri Kim.
Berisha e ka cilësuar takim normal atë të një dite më parë mes ambasadores Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Komentet ish-kreu i ekzekutivit i bëri teksa u pyet për këtë takim nga një qytetar gjatë bashkëbisedimit në platformën online. Sipas tij ishte takim normal mes ambasadores së SHBA dhe partnerit të PD.
“Një takim normal i një ambasadores së SHBA me një partner të PD”, tha Berisha shumë shkurt./albeu.com/