Jori Delli mori gjithë vëmendjen kur hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Por edhe pas përfundimit të reality shoë-t, ajo vijon që të jetë një nga personazhet më të përfolur. Modelja bukuroshe njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë që ka me ish-banoren e edicionit të parë të BB VIP, Beniada Nishani. Ditën e djeshme dy vajzat e kanë kaluar kohën së bashku.
Në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë foto e video të ndryshme me njëra-tjetrën, ku madje Jori ka zbuluar edhe një sekret për Beniadën. Sipas saj, biondja bukuroshe është beqare, një lajm që në fakt po qarkullon prej kohësh në portale.
“Bën si diva, po ta dini që Beni është beqare”, dëgjohet Jori të thotë në një video që ajo ka postuar në “Instastory”, ku Nishani shfaqet duke u larë në pishina.
Ndërkohë kujtojmë se ish-partneri i Beniadës, me të cilin vetë bukuroshja e konfirmoi në media se ka një lidhje romantike ka qenë Blerti Hajdari, i njohur për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”.