Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dalë për herë të parë në një intervistë televizive, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta dënuar me 2 vite burg për fshehje të të ardhurave.
I pyetur nga gazetari Çim Peka, në lidhje me vendimin dhe hetimet ndaj tij, Llalla tha se e priste diçka të tillë, dhe këto janë kostot e pozicionit që ai ka mbajtur si kryeprokuror.
Pjesë nga fjala e Llallës
Të jem i sinqertë e prisja, një vendim ishte i marrë shumë kohë më parë.
Për të qenë dhe njëherë më i saktë, hetimet ndaj meje filluan për korrupsion, nuk la veprim hetimor ka kryer, dhe rezultoi që e vetmja akuzë është ajo për mosdeklarimin e të ardhurave.
Normalisht që këto janë kosto të pushtetit, ndaj veprimtarisë sime jam i bindur që nuk kam ushtruar korrupsion.
I vetmi pretendim që ka akuza është akti i rivlerësimit, që sot këto prona kanë një vlerë më të lartë. Apartamentin në Durrës e kam blerë 22 milionë lekë.
Ligji për rivlerësimin e pasurive del në një moment kur shteti ka interes që të rivlerësojë pronat, ndërsa subjektet duan që të shmangin detyrimin prej 15% të tatim fitimit.