Këtë të hënë, në konferencën për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet se a do të ketë PD një kandidat/e për Bashkinë e Tiranës.
Berisha shprehet se PD ende nuk ka marrë një vendim për kandidatin/kandidaten, pasi sipas tij, Rama spostoi politikisht Erion Veliajn.
Kreu i PD Sali Berisha: Ende nuk kemi një vendim për kandidatin apo kandidaten që do të vendosim në Bashkinë e Tiranës. Do të marrim një vendim si PD, patjetër.
Ne nuk mbrojmë Erion Veliajn, sepse ai e meriton që atë vend ku ndodhet. Por, Rama e spostoi politikisht Veliajn.