A e dini se në çfarë vendi renditet pasaporta e Shqipërisë për nga rëndësia

Kompania konsulente për investimet dhe emigracionin, Global Citizen Solutions, ka publikuar Indeksin Global të Pasaportave.

Nga të dhënat del se pasaporta e Shqipërisë është renditur e 89-ta për nga rëndësia.

Në studim janë përfshirë 197 vende. Pasaporta shqiptare është cilësuar nga më pak të preferuarat, pasi si dokument iu jep poseduesve të saj 50% të benefiteve.

Poseduesit e pasaportës shqiptare kanë akses në 122 vende, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 93. E vlerësuar me 61.54 pikë. Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 14.450 dollarë dhe me një tatim personal prej 23 për qind, Shqipëria renditet në vendin e 110 në Indeksin e Investimeve, me 43.1 pikë.

Shqipëria lë pas vetëm Kosovën, krahasuar me vendet e rajonit.


Shtuar 21.12.2021 19:37