Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse do të thotë “rahmet pastë” edhe për Majkon dhe Xhafën të dielën siç thotë për LSI-në, u shpreh se beson që PS ka ndërtuar një skuadër që do të maksimalizojë votën më 11 maj.
“Këtë herë ne kemi ndjekur një logjikë tjetër. Kush ka mandate nga Partia Socialiste duhet t’i rikonfimojë në ballafaqim me publikun, plus edhe disa ministra që i kemi lënë në ballafaqim me publikun, sepse do të ishte i cunguar kapaciteti i garës së PS-së me kundërshtarët.
Unë besoj që kemi ndërtuar një skuadfër që do të maksimalizojë votën në mënyrë të jashtëzakonshme dhe situata e kënetës pasditen e 12 majit do të jetë shumë e rëndë, shumë rëndë”- deklaroi Rama.