Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën në themel për dosjen “Partizani”, që zhvillohet ditën e sotme në GJKKO.
Gjithashtu, Berisha theksoi se do të shkojë në GJKKO kur ta këshillojnë të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.
“Ka një radhë pune atje dhe kur ta gjykojnë të arsyeshme do të shkoj”, u shpreh ai.
“Sot nis seanca në themel e dosjes ‘Partizani’, do të jeni i pranishëm? Cilat do të jenë kërkesat e avokatëve dhe a do kërkojnë heqjen e masës së sigurimit ndaj jush”, u pyet kryedemokrati .
“Nuk flas në emër të avokatëve të mi. Unë do të veproj në përputhje me këshillat e avokatëve. Nëse ma thonë të shkoj në sallën e gjyqit do të shkoj. Por ka një radhë pune atje, kur të më thonë do të shkoj”, tha Berisha.