Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka folur për situatën e Kurbinit, ku numërimi i votave është ndërprerë.
I pyetur nëse votat do të numërohen në Tiranë, ai tha se është herët për të folur për këtë gjë, teka bëri me dije se do merren vendimet përkatëse.
Ilirjan Celibashi: Presim raportimin e detajeve nga situatat në vende, më pas do të marrim vendimet përkatëse. Gjithsesi është shumë herët që të flasim për këtë gjë. Ideja është që procesi i numërimit të zhvillohet i qetë. Informacione dhe të dhëna të tjera në lidhje me këtë situatë nuk kemi.