Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, për të diskutuar për projektrezolutën e hartuar nga PS-ja për korrupsionin.
Kujtojmë se pr/rezoluta në fjalë, është votuar në komision vetëm me votat e PS-së, ndërsa nuk ka gjetur dakordësi me opozitën.
Ndërkohë, seanca pritet të shoqërohet me debate, ndërsa parashikuar që të zgjasë rreth 4 orë. Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, ç’ka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj.
Burime bëjnë me dije se grupi parlamentar i PD-së, me kryetar Gazment Bardhin, ka vendosur se nuk do ta votojë propozimin e PS-së.
Ndërkohë, që sapo të nisë procedura për votimin e tij, opozita duket se do të braktisë sallën e Kuvendit.