A do të lehtësohen masat? Brataj tregon skenarin e mundshëm

Edhe pse vaksinimi është duke vijuar me ritme të larta dhe shifrat e infektimit javëve të fundit janë të ulëta vëmendja nga COVID-19 nuk duhet larguar.

Skënder Brataj në një intervistë televizive është shprehur se ky sezon turistik do të jetë më i qetë në raport me nëntorin apo dhjetorin që kaluam.

Sipas Bratajt  për masat e marra në vijimësi duhet të presim edhe efektet pas grumbullimeve për festën e Bajramit  si edhe për një qëndrueshmëri të situatës në spitale. Teksa shton se për një sezon vere më të qëndrueshëm do të happen 28 qendra shëndetësore.

“Qendrat shëndetësore do të hapet në 15 qershor dhe do të bëhet një trajnim. Jemi në fazën e mbledhjes së personelit. Pritet të hapen 28 prej tyre, pra të gjitha qendrat shëndetësore. Lehtësimi i masave do të jetë graduale dhe i qetë. Do i analizojmë mirë të dhënat.”– tha Brataj.

Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, situata do të jetë edhe më e qetë, nëse para verës arrijmë shifrën e 1 milion të vaksinuarve.


Shtuar 21.05.2021 18:36