A do të ketë koalicion me Berishën? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ende nuk ka një përgjigje nëse do të jetë bashkë me Sali Berishën, në koalicion, në garën e pranverës së 2025-ës. Dy aleatët ende e lënë evazive përgjigjen për koalicion, ndërsa Ilir Meta duket më i distancuar nga një ide e tillë.

“Jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit dhe me të gjitha sakrificat që ai bën, që tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë dhe prezenca e saj në parlament.”, tha Meta.

Sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani janë ta zakonshme tashmë në daljet e Metës për mediat, pavarsisht se thekson se nuk asnjë pasuri të pajustifikuar apo akt të paligjshëm, në ushtrimin e detyrave më të larta, në hirearkinë e shtetit.

“Mund t’ju deklarojë që pavarsisht se Dum Dumani ka 5 vjet që po heton për Ilir Metën as ka gjetur dhe as ka për të gjetur në këtë botë e në asnjë botë, një akt Metës në kundërshtimi me ligjin, asnjë veprim të paligjshëm,aasnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë asnjë pronë të fshehur, asgjë tjetër”.

Por Meta e drejton gishtin e akuzës, tek të tjerë lidhur me procesin hetimor që është duke zhvilluar SPAK-u, për të.

“Jemi në dijeni të plotë që fal përpjekjeve për të gjetur diçka rreth Ilir Metës, kanë gjetur diçka rreth njerëzve që dikur Ilir Meta i ka pasur pranë dhe përpiqen t’i përdorin si pentito, të deklaruar apo të padeklaruar, duke bërë gjoja përgjime ambientale, një estradë e vërtetë. Ilir Meta është këtu dhe do të jetë këtu. Dhe Dum Dumani ka vetëm një qëllim të përdori njerëzit e korruptuar të opozitës, të kapur të opozitës, për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës dhe për të instaluar një fake-opozitë.”

Kreu i PL-së është nën hetim nga SPAK, për çështjen e 700 mijë dollarëve, lobim në SHBA, në 2017 dhe dosjen e CEZ-DIA-s.


Shtuar 20.09.2024 18:46