A do të kandidojë si i pavarur në 2023-n për Bashkinë e Vlorës? Përgjigjet Dritan Leli

Në një lidhje me ‘Skype” me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, veç përgatitjes për sezonin turistik, foli dhe për të ardhmen e tij politike.

I pyetur nga moderatori Xhafo, se a do të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale të viti 2023, duke parë marrëdhëniet e tij të krisura me kryeministrin Edi Rama, Leli tha se në këto dy mandate ai ka dhënë maksimumin për qytetin e tij, duke shtuar se vitin tjetër ai largohet nga politika.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Zoti kryetar i Bashkisë më vjen mirë që ngërçi juaj me kryeministrin nuk ka krijuar probleme në shërbim për cilësinë e qytetarëve. Një javë më parë një nga të pranishmit më tha se Bashkia juaj ka dalë shumë mirë në arsimin parashkollor, urime.

Leli: Qëllimi im ka qenë që të investoj tek arsimi, pasi mendoj se një vend konsolidon të ardhmen kur arsimon fëmijët e vet. Trajnimi i njerëzve dhe i stafeve për të mësuar më shumë dhe për të shërbyer më mirë. Sot kemi një shkollë të Turizmit që funksionon part-time, ku ju ofrojmë mundësi të rinjve të mësojnë.

Xhafo: Në 2023 Dritan Leli do ta kandidojë i pavarur për kryetar Bashkie?

Leli: Unë them që kontributi i dy mandateve është një kontribut që jam përpjekur të jap maksimumin, nuk do të jem kryetar bashkie në 2023-n.

 


Shtuar 30.06.2022 22:14