Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi thotë se djali i Fredi Belerit, i cili përflitet se mund të kandidojë për Bashkinë e Himarës, nuk duhet të ndjekë hapat e babait të tij.
Në një emision televiziv, Idrizi u shpreh se djali i Belerit nuk duhet të merret me çështje të tilla si VorioEpiri, pasi nuk i bën nder.
Lidhur me kandidaturën e Partisë Socialiste për Himarën, Vangjel Tavon, Idrizi nënvizoi se e njeh këtë të fundit dhe se ka konsideratë për të.