Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Edicioni Veror” në ABC.
Leli është pyetur nga moderator Eni Shehu nëse do ta pranonte një festë nga PD, tashmë që marrëdhëniet e tij me PS-në dhe Ramën janë ftohur.
Eni Shehu: Nëse do të afronte PD do shkoje?
Leli: Nuk ka lidhje fare. Nuk është gjë që e kam menduar dhe nuk më shkon në mendje”
Eni Shehu: E kishe menduar që punët do shkonin kështu?
Leli: Po shkon në një drejtim që qyteti e ka pritur dhe mirëpritur. Do ketë hapa që do e bëjnë Vlorën më të mirë”./albeu.com