Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar, se nëse shkon kërkesa nga SPAK në Kuvend, do të votonte heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun.
“Ne jemi kundër çdo lloj imuniteti për efekte të korrupsioni”, deklaroi kryedemokrati.
Berisha theksoi se heqja e masës pezulluese nga ana e Kushtetueses, sipas tij, i mundësoi Ramë dhe Ballukut shkatërrimin e çdo prove.
Sali Berisha: Ne jemi kundër çdo lloj imuniteti për efekte të korrupsioni. Në vitin 2012 kam qenë personalisht iniciator i amendamentit me të cilin hiqej për efekt të hetimit të korrupsionit çdo lloj kufizimi për prokurorinë. Ai qëndrim ka qenë i drejtë, nëse ai amendament do të ishte votuar nuk do të ishim sot në një vend ku nuk luftohet korrupsioni.
Kushtetuesja hoqi masën e pezullimit duke i mundësuar Ramës dhe Ballukut të shkatërrojnë çdo provë. Është koha të flasë sovrani.
