Procesin ndaj tij për heqjen e imunitetit, ish-kryeministri Sali Berisha, e konsideron anti-kushtetues.
Pyetur nëse do të pranojë vendimin e gjykatës, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij dhe shtoi se do të japë përgjigje, kur ta ketë gati një të tillë.
“Ju e patë që ishte një proces anti-kushtetues, unë nuk pres që këta të mos marrin vendim. Kam avoketët me të cilët do të këshillohem dhe do të jap përgjigjen kur të jem gati”, shprehet Berisha