“A aspironi të jeni kryetar i PD-së?” – Salianji: Nëse dikush do kishte ambicie, ça problemi ka?

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka komentuar sërish takimet e tij me qytetarët demokratë dhe nëse ai synon të jetë kryetar i Partisë demokratike.

Salianji është shprehur se “nuk ka asgjë të keqe që dikush të ketë ambicie për të kandiduar, pasi kjo e çon partinë përpara”, por theksoi se takimet e tij me demokratët nuk kanë këtë qëllim.

“Unë jam duke dëgjuar demokratët. Ku është këtu përçarja? Vijmë te elementi tjetër, nëse dikush do kishte ambicie për të kandiduar, ambicia çon përpara, ça problemi ka? Vetëm e shëndosh një parti, sepse e fut në konkurrencë”, tha ai i ftuar në Euronews Albania.

Ai shtoi se synimi i tij është që PD të jetë parti fituese dhe se nuk ka shpallur asnjë platformë për të qenë në krye të partisë.

“Kjo nuk duhet të quhet përçarje. Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese, duke vendosur disa parime. Ku po kërkoj unë ndonjë gjë? Kam shpallur unë ndonjë gjë? Kam shpallur ndonjë platformë se si do të jetë apo si e bëj unë? Unë jam duke dëgjuar demokratët. Ku është këtu përçarja?

Vijmë te elementi tjetër, nëse dikush do kishte ambicie për të kandiduar, ambicia çon përpara, ça problemi ka? Vetëm e shëndosh një parti, sepse e fut në konkurrencë. Parimi është ky, lista e PD-së ishte përfaqësuese apo jo?

U zbatua normat statutore që më të votuarit të jenë në listat e deputetëve? Marrëdhënien e kam me demokratët dhe mendimet e mia do të vazhdoj ti them, ato që janë bindjet e mia,” tha Salianji.


Shtuar 8.12.2025 20:51

Tags: ,