Ajlin Petrela, regjisorja dhe ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të parë rreth arsyeve që çuan në fundin e martesës së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave, Ajër dhe E’dua.
Në një intervistë për MCN, Petrela theksoi se vendimi për ndarjen u mor nga të dy dhe kishte si prioritet mirëqenien e vajzave.
“Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi”, tha ajo, duke shtuar se nuk donte që vajzat të përjetonin trauma nga skenat që mund të shihnin mes prindërve.
Ajlin Petrela theksoi gjithashtu se marrëdhëniet me Erion Isain janë të qeta dhe respektuese për hir të vajzave.
Regjisorja zbuloi se është në një marrëdhënie dashurie, por partnerin e ri e ka njohur përmes rrjeteve sociale dhe e mban identitetin e tij të fshehtë për të ruajtur privatësinë. “Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Personi që kam në krah nuk ka lidhje me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar”, tha ajo.
Sipas saj, lidhja ka nisur rreth 9 muaj më parë dhe ka qenë një sfidë të fillojë një kapitull të ri duke qenë nënë e dy vajzave, por tashmë ajo dhe partneri i ri kanë arritur të organizojnë jetën personale larg mediave.
Edhe kryebashkiaku Erion Isai ka reaguar lidhur me ndarjen, duke konfirmuar se martesa e tij me Ajlin Petrelën ka përfunduar zyrtarisht në prill 2024, me dakordësi dhe respekt për parimet e përbashkëta. Ai theksoi se për dy vitet e fundit i është përkushtuar rolit të tij si baba dhe përpiqet të bëjë më të mirën për vajzat e tij.
Pjesë nga intervista:
Mbajmë marrëdhënie të qetë përballë njëri-tjetrit, në respekt dhe në të mirë të vajzave. Mendoj se nuk do të flas kurrë për këtë gjë.
Shënjestra e atentatit në Shkodër mik i ngushtë me Luiz Ejllin, këngëtari i qëndron “mbi kokë” në spitalin e Traumës
Është babai i vajzave të mia. Mua më shqetëson vetëm rritja e dy vajzave, nuk është se jemi jashtë dhe kjo gjë është shumë normale, askujt si bën përshtypje, këtu është më ndryshe dhe vajzat janë ende të vogla.
Ajri është në dijeni të situatës, ka qenë e rritur kur ndodhi gjithë gjëja. Ndërsa e vogla akoma jo. Është ende e vogël.
Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.
Nuk do të doja kurrë që vajzat të përjetonin trauma kur të rriteshin për shkak të skenave që mund të shihnin në shtëpi.
Lidhja e re e dashurisë?
Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Ikjet nga Tirana fundjavave janë të shpeshta. Personi që kam në krah nuk është publik, nuk ka lidhje fare me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar. Gjërat e shtrenjta nuk do që ti prekin dhe nuk dua ta bëj pis në asnjë aspekt.
Kjo është arsyeja pse e mban të izoluar.
E ka problem nëse do publikoje foto të portretit?
Po (QESH).
Si jeni njohur?
Bashkë na ka bërë një mjeke, që as nuk e di që na ka bërë bashkë. Ne kemi friends të përbashkët mjeken time dhe i ftesë njëri-tjetrin, e sot jemi bashkë.
Spielberg vlerëson filmin e ri të Paul Thomas Anderson me Leonardo DiCaprio
Do të më vrasë që fola kaq shumë për këtë (qesh). Është natyrë e ftohtë nuk impresiohet shumë nga këto gjëra.
Personi që kam nuk e ka konsideruar fare faktin e divorcit, vajzave, ishte një gjë që do nisje jetën nga fillimi. Sfida është më e madhe se ke dy vajza, nuk e di si rrjedh. Ishte e vështirë, por falë Zotit mori veten e vet gjëja. Kemi 9 muaj bashkë.