9 gjërat që nuk duhet t’i lani kurrë me detergjent enësh

Ju nuk duhet ta përdorni detergjentin e enëve për asgjë tjetër, përveçse për të larë pjatat, tenxheret, sepse mund t’i dëmtoni ato më shumë sesa i pastroni.

Për shembull, nëse lani me ilaç enësh ibrikun që bën kafenë, ajo do të lërë shumë mbetje që do të ndryshojë shijen e kafesë suaj. Dhe nëse ju mbaron detergjenti për larjen e enëve, mendohuni dy herë para se të vendosni sapun enësh brenda pjatalarëses. Shtëpia juaj mund të mbushet e gjitha me shkumë.

Prandaj në këtë artikull ne ju sjellim gjërat që nuk duhet t’i lani me sapun enësh.

1. Gabimi më i madh që bëjmë ndonjëherë është se lajmë frutat ose perimet me detergjent enësh. Mos e bëni më!

2. Mos fusni detergjent enësh në pjatalarëse. Blini një detergjenti special për pjatalarësen.

3. Mos bëni gabim ta hidhni në lavatriçe! Nuk do t’i lajë rrobat, madje do të shpërthejë dhe derën e lavatriçes dhe do të dalë gjithë ajo shkumë.

4. Detergjenti i enëve mund t’i heqë bojën makinës nëse e lani me të.

5. Mos bëni gabim të lani flokët, apo qenin!

6. Te dritaret, xhamat do të lërë njolla.

7. Ndërsa tiganin prej gize nuk do ta pastrojë fare.

8. Mos lani dyshemetë që janë prej druri të fortë!

9. Detergjenti i enëve mund të lërë mbetje brenda ibrikut që bën kafenë pas larjes dhe sado ta shpërlani nuk e hiqni. Duhet ta lani mirë disa herë, por kjo do të prishë fundin e ibrikut. Përveç kësaj, mund të keni shije sapuni në ibrik dhe do ta ndieni kur të pini kafen e radhës.


Shtuar 12.02.2023 14:59