Teksa partitë politike janë në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për të fituar vota të përkthyera në mandate, gazetari Fatos Salliu ka sjellë detaje interesante nga numërimi në Qarkun e Elbasanit.
Ai tregoi se shumica dërrmuese e të paraburgosurve në Elbasan kanë votuar për Partinë Socialiste.
Më konkretisht 82% e tyre. Ndërkohë për Partinë Demokratike kanë votuar 14% e tyre, ndërsa pjesa tjetër është ndarë me partitë e vogla.
Ndërkohë në Belsh përfundoi numërimi ku fitoi PS me 4662 vota. PD mori 4662 vota nga 39 kuti.