8 persona u përleshën për gërvishtjen e një makine, dy të plagosur

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Liqenit Artificial, ku u përfshinë 8 persona. Shkak është bërë gërvishtja e dy makinave  që ishin të parkuara.

Si pasojë e sherrit, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilën pasi morën shërbimin e nevojshëm në spital janë shoqëruar në polici, ndërkohë që janë shoqëruar edhe 6 të tjerët të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi:

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se:

Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.

Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.


Shtuar 27.03.2022 22:51