Samiti në Tiranë/ Rama u gjunjëzua para saj, Flet Meloni: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, është shoqëruar edhe nga momente gazmore këtë të premte.

Kryeministri Edi Rama, i është ulur në gjunjë homologes së tij italiane Georgia Melonit.

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, tha kryeministrja italiane gjatë momentit epik.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.


Shtuar 16.05.2025 12:17