7 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

 

 

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

4 në Tiranë, 2 në Vau I Dejës, 1 në Kuçovë.

Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,586 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 393

Testime totale 2,033,861
Raste pozitive 333,307
Raste të shëruara 329,586
Raste Aktive 125
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 103
Fier 8
Durrës. 3
Vlorë 3
Berat. 3
Shkodër. 3
Lezhë. 1
Gjirokastër. 1


Shtuar 9.02.2023 18:42