Një 67-vjeçare në Tiranë është vetëhedhur nga kati i 5 i banesës duke i thënë fund jetës. Dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës, shtetasja M. K., 67 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com