6,500 dollarë për person, nxjerrja e afganëve nga vendi kthehet në biznes fitimprurës

Të gjithë duan të largohen nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit nga talebanët atje.

Klima jo e mirë politike dhe frika për të ardhmen po detyron gjithmonë e më shumë njërëz të braktisin vendin e tyre.

Kreu i një kompanie private amerikane, Blackëater, Erik Prince ka shkaktuar zemërim të gjerë publik.

Ai ka marrë edhe kritika nga Shtëpia e Bardhë, teksa përpiqet të kthejë në një operacion fitimprurës tmerrin e afganëve që përpiqen të largohen nga Afganistani.

Kompania e ish-marinsit “SEAL”, ofronte bileta avioni për jashtë Afganistanit në këmbim të shumës marramendëse 6,500 dollarë, madje duke thënë se çmimi mund të rrihej edhe më shumë nëse individët gjendeshin të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe kishin nevojë për forcat speciale ushtarake për t’i shoqëruar.

“Oferta” vjen në një kohë kur administrata Biden po nxjerrin nga vendi afganët me viza në fluturimet e rrezikshme të evakuimeve./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 19:56