Një 65-vjeçar në Vlorë ka humbur jetën, psi është rrëzuar nga pema ndërsa po mblidhte ullinj. Policia njofton gjithashtu se edhe një punonjës i gjelbërimit është rrëzuar ndërsa po krasiste pemët, dhe ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet./albeu.com