60-vjeçari në Berat ngacmon seksualisht adoleshentin

Një 60-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia në Berat. Sipas njfotimit të uniformave blu mësohet se shtetasi me ininciale R.O, ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.

Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

“Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. O., 60 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin epolicisë.


Shtuar 26.11.2024 16:36