60-vjeçari kallëzon në polici sherrin në mes të rrugës: Një drejtues mjeti më goditi me grushte dhe u largua

Një 60-vjeçar ka kallëzuar sot në Policinë e Lushnjës sherrin që ka patur me një drejtues mjeti për parakalim të gabuar në rrugë.

Sipas tij, drejtuesi i një mjeti tip “tip “Volkswagen”, e ka goditur me grushte dhe është larguar.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

“Më datë 01.02.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Rrogozhinë, se në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pas një konflikti të çastit, me pretendim për parakalim të gabuar të automjetit, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen”, e ka goditur me grushte dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Volkswagen””, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 14:19