Një ditë më parë u liruan nga qelitë 13 marinarët e anijes që solli afro 60 kg kokainë në Durrës, të fshehur nën qymyr.
Ndërsa ditën e sotme është riarrestuar sërish njëri prej tyre.
Kjo pasi burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se është arrestuar marinari rus Grigory Gorbunov.
Nga kqyrja e telefonit të shtetasit rus janë konstatuar materiale pornografike me të mitur.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit dhe po hetohet për këtë vepër penale, ndërsa është njoftuar edhe pala ruse.
Ndersa rusi ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje të daljes përballë gjykatës. Anija është larguar bashkë me 13 marinaret e tjerë.