Gjashtë ushqimet që do listojmë më poshtë janë ndër ushqimet që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme.
Fasulet
Fasulet janë të njohura për përmbajtjen e lëndëve ushqyese për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Nga proteinat me bazë bimore te fibrat, e deri te antioksidantët, janë një burim i shkëlqyer energjie. Sipas studimeve ngrënia e një diete me bazë bimore ju ndihmon të reduktoni një sërë sëmundjesh.
Perimet krucifere
Brokoli, lulelakra, lakrat e Brukselit, lakra dhe perimet e tjera krucifere ose të kryqëzuara, ndihmojnë në sistemin e tretjes (i cili është tepër i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm), këto perime kanë një ndikim të madh për jetëgjatësinë e njeriut.
Manaferrat
Manaferrat janë studiuar prej kohësh për përfitimet shëndetësore që variojnë nga ulja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, mbrojtje kundër kancerit dhe nivele më të ulëta të inflamacionit .
Arra
Arrat dallohen kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjeve dhe për plakjen e shëndetshme. Ngrënia e arrave është e lidhur vazhdimisht me shëndet më të mirë të zemrës, rrezik më të ulët të kancerit , ulje të inflamacionit , kontroll të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2 dhe shëndet më të mirë të trurit .
Vaj ulliri
Një tjetër element kryesor në dietën mesdhetare është vaji i ullirit i cili është i mbushur me përbërës që promovojnë shëndetin. Përveç yndyrave të pangopura, vaji i ullirit përmban polifenole të njohura për vetitë e tyre anti-inflamatore. Përdorni vaj ulliri kur gatuani.
Çaji jeshil
Ajo që keni në filxhanin tuaj mund të jetë po aq e rëndësishme sa ajo që keni në pjatën tuaj. Çaji jeshil njihet për potencialin e tij kryesisht për të reduktuar rrezikun e kancerit.