6 ushqime që mund t’i hani në darkë dhe që nuk ju shëndoshin

Përpara se t’ju tregojmë pjatat, po ju japim lajmin e mirë se shkencëtarët dhe mjekët thonë se është shumë e rëndësishme që vakti i darkës të mos anashkalohet.

Por, ju duhet të zgjidhni se çfarë të hani, që të mos shtoni peshë dhe të mos keni probleme me shëndetit.

Më poshtë ne do ju tregojë 6 pjata që duhet të zgjidhni për një darkë të shëndetshme.

Pjata me vezë

Vezët janë burim proteinash. Ato përmbajnë aminoacide të cilat ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Zgjedhja më e mirë janë vezët e ziera ose omleta e gatuar me një sasi minimale vaji.

Djathë dhe rrush

Një copë e vogël djathi ka rreth 100 kalori, që do ju bëjë të ndiheni të ngopur para se të flini. Dhe rrushi është i pasur me malantonin.

Gjeli i detit

Për njerëzit që preferojnë një vakt të rëndë, gjeli i detit është perfekt, pasi është plot me triptofan dhe proteina të shëndetshme. Pra, është më i shëndetshëm sesa mishi i pulës dhe trupi e tret më shpejt.

Humus dhe perime

Baza e kësaj pjate është humusi. Ai është i pasur me vitaminë B6 dhe është shumë i rëndësishëm për sintezën e serotoninës. Kjo pjatë është shumë e shëndetshme, nëse shoqërohet edhe me perime të prera në formë shkopinjsh, si kastraveci, kungulli i njomë ose karrotat.

Misri i zier

Në darkë është më mirë të zgjidhni misër të zier sesa misër të konservuar. Ky produkt ju ndihmon në largimin e kolesterolit të tepërt nga trupi.

Peshku

Për darkë është shumë mirë të zgjidhni peshk sesa ndonjë lloj tjetër mishi. Për shembull ju mund të zgjidhni salomin që është i pasur me omega-3. Duhet të dini gjithashtu se proteina e peshkut është e mirë për metabolizmin.


Shtuar 24.10.2023 20:19