Me rastin e 555 vjetori i Çlirimit të Krujës, qyteti legjendar i Skënderbeut me 24 prill është vizituar nga arbëreshet e ardhur nga Kalabria Itali si dhe autoritete të tjerë nga disa shtete të ndryshme.
Ne ambientet e Muzeut Kombëtar është zhvilluar dhe ceremonia e përshëndetjeve nga autoritetet e pranishme.
Në ceremoni kanë përshëndetur Presidenti i Vatra në Stamboll Bora Zukali, Drejtues të komunave San Benedetto dhe Casalvechios, si dhe trashëgimtari i Heroit Skënderbe Loris Castriota, të cilët kryen homazhe dhe me pas vizituan kështjellën e Krujës.
Gjithashtu është inauguruar dhe sheshi me ermin ” Tanush Topia” komandanti i kalasë së Krujës./albeu.com