Sot janë bërë 554 vjet nga vdekja e heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili vdiq në Lezhë. Presidenti Ilir Meta, në një mesazh në Facebook, shkruan se, Skënderbeu do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh.
“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta./albeu.com