55-vjeçarja denoncon komshiun në Korçë, pretendon se i ka ngacmuar seksualisht djalin me probleme të shëndetit mendor

Në fshatin Porodinë të Korçës, një 55 vjeçare ka denoncuar në polici fqinjin e saj 40 vjeçar, pasi sipas saj ai i ka ngacmuar seksualisht djalin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë shtetasja A.Q pretendon se shtetasi D.M i ka ngacmuar seksualisht djalin, por kjo ngjarje nuk është raportuar në polici.

Njoftimi:  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë burime për Abc bëjnë me dije se mes 55-vjeçares dhe 40-vjeçarit ka patur një konflikt më të hershëm për vijën e ujit. Konflikt i cili është zgjidhur nga njësia administrative./albeu.com