52-vjeçari humbi jetën pasi i ranë pllakat në trup, arrestohet shoferi i kamionit, nuk i dha as ndihmën e parë

Një 52-vjeçar ndërroi jetë një ditë më parë pas nga kamioni ku po punonte, rrëshqitën disa pllaka dhe i ranë mbi trup.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar sot shtetasi M. K., 62 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës (shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat), për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.

Vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të shtetasit M. K.

 

 

 

 

 


Shtuar 4.08.2023 15:33